Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube
    GJILANI PRESS
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    Subscribe
    GJILANI PRESS
    Home » LDK: Qeverisja e VV-së e largoi krejtësisht vëmendjen nga shëndetësia dhe mirëqenia sociale
    Lajme

    LDK: Qeverisja e VV-së e largoi krejtësisht vëmendjen nga shëndetësia dhe mirëqenia sociale

    adminBy adminOctober 21, 2023No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     LDK: Qeverisja e VV-së e largoi krejtësisht vëmendjen nga shëndetësia dhe mirëqenia sociale

    Komisioni për Shëndetësisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega Gjilan, sot ka mbajtur konferencë për medie.

    Kryetari i këtij komisioni, Dr.Imet Rrahmani, paraqiti para medieve e qytetarëve disa shqetësime, sipas LDK-së, të gjetura në fushën e shëndetësisë dhe sferën në komunën e Gjilanit.

    “LDK konsideron se tash e dy vite, vëmendja e ekzekutivit të komunës është larguar nga këto dy fusha shumë me rëndësi për jetën e qytetarëve të Gjilanit.

    Shëndetësia primare dhe çështjet  sociale të gjilanasëve, janë larg fokusit të nevojshëm. Ka disa muaj që menaxhimi i shëndetësisë provohet të udhëhiqet nga zyra e Kryetarit dhe me ushtrues detyre, në vend se të emërohet një Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë me kompetenca të plota, i angazhuar dhe i fokusuar në adresimin e nevojave të përditëshme.

    Në rrethana të tilla veç sa thellohen problemet sistemore, nuk adresohen nevojat ditore, dhe nuk ka një veprim proaktiv zhvillimor.”- tha Imet Rrahmani.

    Tutje ai shtoi se dështimi në funksionalizimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në nivelin dhe formën për cfarë është destinuar si investim në njërën anë, dhe dhënia e ish objektit të QKMF-së për shfrytëzim Policisë së Kosovës, janë veprime të pamenduara mirë nga ekzekutivi i komunës. Në objektin e ish- QKMF-së, do të duhej të riorganizohej shërbimi i stomatologjisë, me perspektivën e avansimit të tij edhe me shërbime të kujdesit dytësor stomatologjik, e jo të jepet prona komunale për institucionet qendrore.  Udhëheqja e suksesshme e nje komune i shton pasuritë, i shfrytëzon drejtë ato dhe për nevoja prioritare të qytetarëve te vet.

    Me tej  nç ktë konferencë u tha se:

    “Shembull i vendimeve ad-hoc, të pa menduara, pa asnjë objektivë të qartë, dhe vetëm  sa për të thënë se po bëjmë diçka, janë edhe shkarkimet dhe emërimet pa asnjë kriter.

    Si  mund të cilësohen ndryshe shkarkimet e personave që ishin shefa në njësitë e caktuara, për tu kthyer e emëruar po të njëjtit si ushtrues detyre në po të njejtat shërbime?!

    Ne mendojmë se ato u bënë vetëm për të i kënaqur ambiciet egoiste të individëve, përmbushur kërkesat elektorale dhe ushqyer politikat populliste.

    – Përpos kësaj, komuna ka dështuar në hapjen me kohë të konkurseve dhe punësimin e profesionistëve në shëndetësi, ka dështuar në sigurimin e materialeve të domosdoshme për dhënien  e shërbimeve në kushte minimalisht të pranueshme, në  objekte shëndetësore, dhe  jo vetëm në to. Pothuajse qe një vit e gjysmë ka mungesë të paspjegueshme të materialit higjieno-sanitar; ka joefikasitet në shfrytëzimin e buxhetit të ndarë për barna; ka ngarkesë të një njësie me shërbime të panevojshme karshi zvogëlimit  të kohës së dhënies të shërbimeve në një njësi tjetër.

    – Në sferën sociale, përpos mungesës së stafit të nevojshëm, keqpërdorimeve dhe interferimeve të përditshme në zgjidhjen e lëndëve, menaxhimit të njësive të caktuara nga persona jokompetent dhe pa përgaditjen e duhur shkollore, është për t’u kritikuar edhe mospërgatitja me kohë  dhe mungesa e programeve për rastet e rënda sociale në përballimin e nevojave shtesë që sjell sezona e dimrit, si banimi, ngrohja dhe nevoja tjera bazike.

    – Kompleksiteti i nevojave të grupeve të ndryshme të shoqërisë, si jetimët, nënat vetushqyese, të moshuarit e vetmuar, etj, ishte planifikuar të zbutej me ndërtimin dhe fuknsionalizimin e Fshatit Social, apo siç e njohim me emrin “ Fshati i lumtur”.

    Kjo qeverisje duhet ta kthejë fokusin kah shëndetësia, dhe të jetë e gatshme të përballojë kërkesat e qytetarëve dhe nevojat e tyre”.  /2LONLINE/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticleGranit Xhaka ndër Top 5 pasuesit më të mirë në Evropë
    Next Article Ilmi Mustafa: Kosova duhet të përmbyllë temat e hapura në mënyrë që të mundet të thithë investime të huaja
    admin
    • Website

    Related Posts

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023

    Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi

    December 8, 2023

    ​Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

    December 7, 2023

    Policia e Kosovës, me performancë më të mirë në rajon

    December 7, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    TË FUNDIT
    Bota

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    By adminDecember 8, 20230

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten vendosën veton ndaj një rezolute të OKB-së që…

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023

    Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi

    December 8, 2023
    NA NDIQNI
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Rreth nesh

    Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.

    TE FUNDIT

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.