Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube
    GJILANI PRESS
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    Subscribe
    GJILANI PRESS
    Home » LDK GJILAN: Gjilani nuk ka kryetar, ka tuxhar
    Lajme

    LDK GJILAN: Gjilani nuk ka kryetar, ka tuxhar

    adminBy adminJuly 26, 2023Updated:July 26, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ja postimi i plote:


    Po vërtetohet ajo që e kemi thënë: Gjilani nuk ka kryetar, ka tuxhar

    Komuma Gjilanit së bashku me të parin e ekzekutivit, Alban Hyseni, i cili erdhi aksidentalisht në këtë pozitë, ka vazhduar me qeverisjen skandaloze, ku veprimet e fundit janë për prokurorinë dhe institucionet tjera të rendit dhe ligjit që duhet t’i trajtojnë me prioritet.

    Tash së fundi i pari i ekzekutivit kontraktoi (bleu) vet kamionin prej 47,919.52 euro, pa asnjë procedurë tenderimi dhe mos respektimi të ligjeve për financat dhe prokurimin publik në Republikën e Kosovës.

    Ky veprim i fundit i të parit të ekzekutivit përbën shkelje të rëndë të ligjit të prokurimit, andaj institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.

    Dy vizitat e të parit të ekzekutivit të Gjilanit z. Hyseni, bashkë me dy drejtorë komunal në Gjermani, janë realizuar për të blerë një kamion për Ndërmarrjen Publike Lokale “TREGU” në vlerë prej 47,919.52 euro.

    Ky veprim skandaloz i tyre, nuk është i fundit për këtë blerje në formë ‘pazari’, pasi vetëm për një vizitë në Gjermani kemi faturën e paguar prej 3,151.52 euro, për udhëtim e dreka zyrtare nga buxheti i NPL Tregu.

    Gjithashtu, kemi edhe shpenzime tjera që janë paguar nga buxheti i Komunës për këtë qështje.

    Pra, gjitha këto veprime apo procedurat për blerjen e kamionit i ka zhvilluar dhe realizuar i pari i ekzekutivit, z. Hyseni dhe ndërmjetësit e tij Gjermani.

    Edhe gjatë doganimit janë bërë shkelje, ku fillimisht ky kamion është doganuar në emër të Kuvendit Komunal Gjilan, ku pastaj me marrjen e disa direktivave nga lartë që janë konstatuar shumë shkelje ligjore dhe procedurale, doganimi është kthyer në emër të N.P.L Tregu.

    I pari i ekzekutivit së bashku me ekipin e tij në Gjilan, përveç degradimit të institucioneve komunale, edhe Ndërmarrjet Publike Lokale i ka shëndrruar në çerdhe të keqpërdorimeve. Andaj, këto veprime janë të dëmshme, të rrezikshme dhe që duhet të merren masa të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse që e kanë për obligim mbikëqyrjen, respektimin e ligjit dhe ndalimin e keqpërdorimeve të mëdha që po ndodhin kudo nga kjo klasë qeverisëse.

    Ne si LDK do të jemi gardianë të mbrojtjes së ligjshmërisë, financave publike, për ta parandaluar degradimin institucionit të kryetarit të komunës së Gjilanit.

    Fatkeqësisht po vertetohet ajo që e kemi thënë vazhdimësi: Gjilani nuk ka kryetar, ka tuxhar!

    Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
    26 korrik 2023

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticleÇfarë duhet të bëni kur ju pickon bleta?
    Next Article Shqipëri–Poloni, interesim i jashtëzakonshëm nga mysafirët, shiten të gjitha biletat
    admin
    • Website

    Related Posts

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023

    Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi

    December 8, 2023

    ​Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

    December 7, 2023

    Policia e Kosovës, me performancë më të mirë në rajon

    December 7, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    TË FUNDIT
    Bota

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    By adminDecember 8, 20230

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten vendosën veton ndaj një rezolute të OKB-së që…

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023

    Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi

    December 8, 2023
    NA NDIQNI
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Rreth nesh

    Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.

    TE FUNDIT

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.