Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) me titull “Qëndrojmë bashkë – për Evropën tonë” (We stand together – for our Europe).
Kjo konferencë e radhës e PES po organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive simotra për zgjedhjet evropiane të qershorit.
(Indeksonline.net)