Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Greqia ka shkruar se po e zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bratisllavë për de-përshkallëzimin e situatës në veri.
Kurti ka bërë të ditur se që nga java e kaluar kanë reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave veriore.
Ndërkohë, ka njoftuar se kanë filluar të hapin rrugën për zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore.
“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave veriore. Tani po fillojmë ta hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po e zbaton me mirëbesim marrëveshjen me emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak për de-përshkallëzimin të arritur në Bratislavë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.
Kurti, është duke qëndruar në Kretë të Greqisë, ku po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI./
MESAZHI.COM