Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Njësiti Special Intervenues, të ardhurat mesatare sivjet i ka pasur mbi 2.200 euro, teksa ka shtuar që tani do t’i marrin edhe nga 150 euro me shtesën e rrezikshmërisë.
Sa i përket kërkesave të Njësisë Speciale, Kurti ka shkruar se nevojat dhe dëshirat janë gjithmonë më të thjeshta se zgjidhjet.
“Paga mesatare në sektorin privat në Kosovë është 470 euro, ndërkaq në atë publik është 700 euro. Të punësuar në sektorin privat janë rreth 340 mijë qytetarë, kurse në atë publik rreth 80 mijë qytetarë. Secili pjesëtar i NjSI ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro. Të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat). Tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj, përderisa vazhdon kjo situatë në veri të vendit, e që është niveli më i lartë i kësaj shtese. Në fund të muajit nëntor i bie që përveç pagës së rritur, secili prej tyre do të marrë edhe shumën neto prej 1.350 euro retroaktivisht (shtesa e rrezikshmërisë shkurt-nëntor 2023). Nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet”, thuhet në reagimin e Kurtit.
Kurti ka potencuar se secili pjesëtar i NJSI-së ka pajisje në vlerë prej 10.000 eurove