Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këtë vit janë punësuar mbi 8 500 të rinj e të reja përmes platformës “Superpuna”.
Duke i prezantuar sukseset e tij gjatë këtij viti, kryeministri Kurti, tha se fokus ka pasur zhvillimin e vendit e krijimin e vendeve të reja të punës.
“Gjatë këtij viti, 8500 të rinj dhe të reja janë punësuar përmes platformës ‘Superpuna’. Përmes ligjit të pagave, mjekët kanë pagë të dyfishuar, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagave të tyre. Ushtrinë e forcuam edhe më tej duke u furnizuar me dronët Bayraktar”, tha Kurti.
Ndërsa në fushën e politikave të jashtme, Kurti e veçoi si të arritur liberalizimin e vizave. INDEKSONLINE.NET