Kryetari i Degës së LDK-së, në Gjilan, Lutfi Haziri ngushëllon familjen Ademi me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistit të LDK-së, Ramadan Ademi.
Ja postimi i plotë:
Dan, na mërzite shumë. Sëmundja të mposhti në lule të rinisë. Do të kujtojmë përgjithmonë si djalë shembullor, si aktivist të pandalshëm e si familjar të jashtëzakonshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademi, shokëve, miqve dhe të gjithë aktivistëve të LDK-së. Lamtumirë, vëllaçko!