Postimi i plotë:
Kënaqesi të mirëpres në Gjilan, së bashku me strukturat e degës së LDK-së, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeministrin e ardhshëm, Dr. Lumir Abdixhiku. Së bashku me mikun tim, Lumirin, kaluam ditën e djeshme me vizita të ndryshme në familje të cilat i kanë dhënë shumë Gjilanit. Nderuam dëshmorët tanë, vizituam familjet Uruqi, Idrizi e Avdiu, e në fund mbajtëm takimin mobilizues me strukturat e partisë sonë, takuam të rinjtë dhe përfaqësuesit e degëve të Anamoravës.
Faleminderit për mikpritjen familjeve të dëshmorëve dhe strukturave tona!
Po ringritemi së bashku!