Vendbanimi Burincë shtrihet në Juglindje të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në skajin juglindor të Kosovës. Përkah Relievi është fshat Kodrinoro-Malor, i vendosur në shpatijet e Maleve të Karadakut, gjendet në gjerësinë gjeografike mes kordinatave 42° 23′ 47 veri dhe 21° 33′ 2 lindje. Është vendbanim i tipit të grumbulluar. Ky vendbanim sa i përket territorit është fshat i vogël në krahasim me fshatrat përreth me vetëm 160 Ha. Është i shpërndara në tri mahalla: Mahalla e Hajdarëve, Mahalla e Zymberëve dhe Mahalla e Zmokëve (Rexhepëve). Gjendet në lartësi mbidetare me rreth 700-750m.Burinca shtrihet në jug të qendrës komunale – Gjilanit. I futur thellë në Malet e Karadakut karakterizohet me pozitë të izoluar. Me pak toka pjellore dhe mungesë kullotash Burinca është vendbanim emigrues. Që nga themelimi nga ky vendbanim pati emigrime në drejtim të qendrës komunale. Sot Burinca pothuajse është e boshatisur, edhe pse banorët e dikurshëm kanë filluar të ndërtojnë shtëpi për kalimin e pushimeve dhe vikendeve.
Etimologjia
Ende sot e kësaj dite nuk është e ditur plotësisht emri i saktë i Fshatit Burincë.Supozohet se emri i Fshatit Burincë ka ardhur kinse si pasojë e mungesës së ujit.Dhe bartja e ujit në fshat dhe anasjelltas është bere me anë të “Bureve” dhe kjo ka ardhur si shkak i emrit të Fshatit.
Mikrotoponimet
Miktrotoponimet më karakteristike janë: Rrasa e Mullirit, Rrasa e Madhe, Shpella e Arushës, Shpella e Mahmutit, Koshi i Zeqirit, Prroni i Dacit, Varrezat Katolike (afër malit të ashtuquajtur “Gërrnaç”, supozohet se ende janë të ruajtura Muret e Kishës), Rronimi (afër Pusit të Kallakanxhës), Shpati i Keq (Skrepi), Guri i Rexhës, Ara e Melit, Lugu i Kronit(Qezma), Lugi i Selimit, Lugu i Aneshëm, Bunga e qarë, Te Xholltë, N’Vrajsuf, Vorri i Fejzës, Lugu i Mullirit, Roga e gatë, Gryka e Llapushnicës, Kunjeja, Palogjet, Bota, Baqet, Kroni i moçëm, Guri keq.
*(Informatat Jan marr nga google, konkretisht nga wikipedia).