Imami kosovar Labinot Maliqi ka inkurajuar vajzat të cilat janë të mbuluara, të mbajnë shaminë me krenari në shkollë që nga dita e nesërme.
Ai thotë se kjo është e drejtë e tyre kushtetuese dhe askush nuk mund t’i privoj nga kjo e drejtë.
Po ashtu ai ka ftuar prindërit që ta kontaktojnë nëse ndokujt prej vajzave të tyre iu shfaqet ndonjë shqetësim nga stafi i shkollës për shkak të bartjes së shamisë.
Njoftimi i plotë:
#VËMENDJE; I inkurajoj vajzat, sidomos ato që janë mbuluar rishtazi, ta mbajnë shaminë me krenari edhe në shkollë që nga dita e nesërme, dhe të mos kenë frikë sepse askush nuk do të mund t’i privoj nga e drejta e tyre kushtetuese për tu shkolluar dhe e drejta për të praktikuar besimi e tyre hapur.
I ftoj prindërit të më kontaktojnë, nëse eventualisht ndokujt prej vajzave të tyre nesër apo gjatë ditëve në vijim ju shfaqet ndonjë shqetësim nga stafi i shkollës për shkak të bartjes së shamisë.
VERIU.INFOO