Gjilan – Ish-arsimtari i Matematikës, Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, dhe shumë vende udhëheqëse në jetën shoqërore, politike Mexhit Devaja sot feston ditëlindjen e tij të 75-të.
Mexhit Devaja i cili edukoi një brez të tërë në lëndën e Matematikës, ishte i dashur jo vetëm tek kolegët e tij, por edhe nxënësit e admironin skajshmërisht për edukimin të cilin po ju prezantonte atyre. Me tu ndarë nga nxënësit, Mexhit Devaja kalon në jetën shoqërore duke dhënë përformancë të jashtëzakonshme si menaxher i mirë në fushën e ekonomisë të Bankave.
Mexhit Devaja gjatë jetës së tij asnjëherë nuk u ndal për të mirën e popullit në kohërat ma të vështira,.
Në vitet e 90-ta kur gjithçka ishte e sunduar nga pushteti serb, Mexhit Devaja pa asnjë hezitim fillon të lobon për pranimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke ja arritur qëllimit pas shumë peripecive në vitin 2004, ku njëherit ishte Federata e parë kolektive në shtetin e Kosovës e cila ishte pranuar ndërkombëtarisht.
Devaja në këtë përvjetorë të 75 të tij ka një porosi për popullin e Kosovës. “Duane familjen, shtetin tuaj, arsimin e sportin, sepse vetëm të bashkuar mund të arrijmë tek sukseset të cilat i kemi para vetës”, ka porositur Devaja.
Qyteti i Gjilanit e shteti i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për punën e palodhshme për të mirën e Kosovës. /rajonipress/
“Ikona” e Hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja feston ditëlindjen e 75-të
Previous Article144 vite nga një prej shpikjeve më të rëndësishme të Botës