Kreu i Komunes së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar “Future Minds Academy” të Ridvan Aliut dhe Shkolla Digjitale të Veton Qerimit.
Ja postimi i plotë i Kryetarit Hyseni:
Në Future Minds Academy të Ridvan Aliut dhe Shkolla Digjitale të Veton Qerimit, u njoftuam për punën e tyre, në këto dy institucione.
Sektori i TI prioritet edhe për ne. Qindra mijëra euro investime në laboratore shkollore, përfshirë edhe sektorin e TI janë dëshmia më e madhe për këtë.
Përmes fondit për ndërmarrësit e rinj, ne ofruam dhe do të ofrojmë përsëri mbështetje direkte financiare për qytetarët sipërmarrës, mes tjerash edhe në fushën e TI.
#pergjilaninqeduam
#perteknologjine
#pertegjithamoshat