Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas reagimeve për mospërfshirjen e Akademisë së Presidentit Rugova nga ana e ekzekutivit të Gjilanit në kalendarin e “Flakës së Janarit”, organizimin e ka marrë përsipër presidentja Osmani.
Prandaj, ai thotë se e përshëndet vendimin e presidentes.
“E përshëndesim këtë vendim të presidentes, por turpi mbetet mbi qeverinë qendrore, me urdhër të të cilës u hoq nga kalendari i “Flakës…” nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit”, shkruan ai.
Postimi i plotë i Hazirit:
Pas reagimeve tona për mos përfshirjen e Akademisë së Presidentit Rugova nga ana e ekzekutivit të Gjilanit në kalendarin e “Flakës së Janarit”, presidentja Osmani e paska marr përsipër organizimin e kësaj akademie nën patronatin e saj.
E përshëndesim këtë vendim të presidentes, por turpi mbetet mbi qeverinë qendrore, me urdhër të të cilës u hoq nga kalendari i “Flakës…” nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit.
Figura e Presidentit historik mbetet unikate, dhe ani pse lidershipi i VV-së vazhdojnë ta urrejnë edhe për se vdekuri, ua rikujtojmë se Presidenti Ibrahim Rugova ka inicuar e shkaktuar procese, duke realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci!