“Ne atëherë kemi paralajmëruar shqetësimin tonë sepse është degraduar nga një marrëveshje obligativisht ligjore me njohjen në qendër si një qëllim kryesor në një marrëveshje të përkohshme, ku njohja e Kosovës nga Serbia shtyhet. Ky dokument nuk ka dalë jashtë asaj kornizës. Në vete parasheh mënyrën specifike dhe detyrat, kompetencat, të veçantë të katër komunave në veri.
“Më së paku, mund të flasim për ndarje të brendshme, ne dhe ata, në një Kosovë në parime të njëjta të multietnicitetit, të territorit, të sovranitetit. Në fakt, po krijohet pushteti i tretë në këtë rrafsh si lexim i parë. Si lexim në implementim kur të bëhet akti i kryer, janë disa çështje që Kosovës mund të ja pasqyrojë një Kosovë të vogël serbe brenda territorit tonë. Si do ta quajnë të tjerët, mund të vërehet një lloj konfederate”, tha Haziri për A2 CNN.
GAZETA BLIC