Ja postimi i plot i z. Lutfi Haziri ne rrjetin social në Facebook:
Mediat kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë
Deputetët që votojnë për projektligjin për KPM-në, nëpërmjet të cilit Kurti me shokë po tentojnë që mediat online t’i disiplinojë, do të mbahet mend gjatë për qëndrim të hapur kundër lirisë së shtypit e shprehjes. Kjo nuk është qeverisje demoratike, kjo është përpjekje e mjerueshme për instalim të diktatit. Kot e keni sepse mediat kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë. Krejt kjo në emër të lirisë së shtypit e të shprehjes!