Gazetarja hulumtuese e KALLXO.com, Adelina Ahmeti është shpërblyer me çmim vjetor 2023 në mbrojtjen e fëmijëve të ndarë nga Koalicioni i Organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, KOMF.
Hulumtimi për të cilin Ahmeti fitoi edhe çmimin vjetor nga Koalicioni për Mbrjtjen e Fëmijëve prek temën e një sulmi seksual ndaj një të miture brenda një shkolle në Podujevë.
Me anë të këtij hulumtimi Ahmeti solli në pah dështimin e sistemit të drejtësisë për të trajtuar rastin e të miturës fillimisht duke liruar nga masat e sigurisë të dyshuarin kryesor e duke mos ngritur aktakuzë për personin i cili ndihmoi në këtë vepër penale.
“Vështirë me iu gëzu nje çmimi që ka pasë në trajtim një temë shumë të randë e prekëse, tenti- dhunimin e një të miture dhe atë ku, në objektin ku ajo mësonte pra në shkollë, por në tjetrën anë, gëzohem që me shkrimet që i kam bë për këtë çështje një fëmijë ka arritë me kuptu që dikujt mundet me i besu dhe bashkë me ia dalë me e mbrojtë të drejtën, lirinë, e ata që kryejnë vepra penale me u ballafaqu me drejtësinë” – tha ajo.