Gani Neziri
ASOCIACIONI
Kjo shëmti pirrovine brenda shteti.
Na dhanë shumë shpresë kur guximshëm e thanë se;
S’ka asociacion dhe pikë!
1_”As me kompetenca dhe as pa kompetenca”.
2_”As kësi dhe as asi”
Ndërkaq, tani së voni po del se;
Ka asociacion!
1_”Edhe me kmpetenca, edhe pa kompetenca”.
2_”Edhe kësi edhe asi”
-II-
Tani, ju mbështetësit e opozitës primitive mos merrni shumë yrysh kundër qeverisë aktuale, sepse, ne, PDK dhe LDK, që moti kemi pranuar asociacionin. Madje, pa ndonjë rezistecë të theksuar si bëri Albini deri sot.
Pastaj, e dini mirë se, tri partitë opozitare kanë hargjuar shumë energji duke i bërë presion Albinit;
_Pranoje, se po na prish me Amerikën.
_Mos e prano, se vet ke premtuar.
E po, nga t’ja mbante tani Albini në mes dy zjarresh?!
T’a dëgjoj, apo të mos e dëgjoj SHBA-në?
Desh e luajtët mendësh fare.
-III-
Tani, ju voglushët VV-ist, mos më akuzoni se jam i njëanshëm partiakisht, sepse, “nga thumbi im” nuk shpëtojnë dot hipokritët e partive tjera. Pra, as nga “partia ime” PDK.
As mos thuani se nuk e dini që VV-ja erdhi në pushtet mbi bazën e slloganit premtues;
_Poshtë “Zajednica”!
_Jo negociata, Vetvendosje!
_Jo negociata pa i gjetur të pagjeturit!
_Jo…………………!
Ps.
Nëse ka ndonjë varg këtu që nuk i qëndron faktit të kohës, ma thuani, do ta heqi nga tërsia e këti shkrimi sa më shpejt që të mundem.
Respekt edhe për ata që nuk pajtohen me mua!