Gjilan – Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit Komuna e Gjilanit dështoi në pritjen e bashkatdhetarëve tanë që në numër të madh këtë vit janë në Gjilan e kudo në Kosovë. Bashkatdhetarët nuk patën shërbime cilësore në asnjë segment. Rrugë të demoluara e kolona të gjata, papastërti kudo. Ata meritojnë një trajtim ndryshe e një pritje të dinjitetshme, jo kësisoj thotë Nazim Gagica kryetar i AAK-së në Gjilan.
Kreu i AAK-së ka akuzuar komunën e Gjilanit se ka dështuar këtë vit për t`i pritur sa më mirë mërgimtarët tanë.
Uji Dea
“Ata po kthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë, pa ndonjë kujtesë mbresëlënëse për vendlindjen. Kosova duhet të organizohet për pritje madhështore të bashkatdhetarëve, t’iu bëhet vendlindja sa më interesante në mënyrë që ta vizitojnë parvjetshëm në këtë numër e në të gjitha sezonat. Ata janë frymëmarrja e Kosovës, në secilin aspekt” tha Gagica./rajonipress/