Gagica: Gjilani ka degraduar keq, LVV tradhtoi besimin e qytetarëve, duke mos mbajtur premtimet elektorale
Gjilan – Që Gjilani ka degradua, nuk ka nevojë për elaborim sepse qytetarët po e përjetojnë secilën ditë këtë. Ftojmë institucionet e Komunës së Gjilanit që të veprojnë në përputhje me interesin qytetarë, sepse veprimet e deritashme janë në shpërputhje të plotë me premtimet elektorale, dmth kemi të bëjmë me tradhti ndaj besimit qytetarë thotë Nazim Gagica kryetar i AAK-së në Gjilan.
Kreu i AAK-së Nazim Gagica për rajonipress ka folur për zhvillimet e fundit në skenën politike, sidomos pas prishjes së koalicionit dhe tani kur Gjilani ka hyrë në një krizë të thellë institucionale.
“E kemi thënë disa herë që prishja e koalicionit qeverisës, sado i papunë e degradues që ka qenë si i tillë, prishja e tij ka dëmtuar edhe më shumë Gjilanin dhe qytetarët. Po ashtu, e kemi thënë dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë mbrapa idesë se ai koalicion ka lindë për interesa të ngushta, ka jetu e në fund është shuar po për interesa të ngushta. Si Aleancë nuk kemi qenë pjesë e kalkulimeve dhe zhvillimeve të fundit politike në Gjilan dhe me kohë kemi dhënë qëndrimin tonë menjëherë pas prishjes së koalicionit. Ne do të jemi opozitë konstruktive sepse konstruktiviteti dhe interesi qytetarë është në agjendë të Aleancës pavarësisht pozicionit tonë” thotë Gagica.
RajoniPress