Kuvendi komunal i Gjilanit, sot ka mbajtur seancën e mbetur të vitit 2023 dhe në këtë seancë pikë e rendit të ditës ishte edhe kërkesa e HANDIKOS, e cila kërkoi mbështetje financiare shkruan Radio Star.
Kryetari i degës së AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se partia e tij në kuvend e mbështet kërkesën e HANDIKOS për mbështetje financiare.
Shkrimi i plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, e mbështetë kërkesën e Hendikos-it dhe Shoqatës së të Verbërve të Kosovës për mbeshteje financiare.
Sot, në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, AAK ka mbështetur kërkesat e adresuara nga Hendikos-it dhe Shoqata e të Verbërve të Kosovës, për mbështetjen e tyre në aspektin financiar.
Mbështetja e AAK-së është rezultat i zotimit dhe premtimit për përkrahje të këtyre kategorive të shoqërisë të cilat kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme qoftë financiare, infrastrukturore e kudo e kurdo që ata kanë nevojë. Si shoqëri, si institucione komunale e qendrore, duhet vazhdimisht të jemi krah tyre sepse ata po ashtu persona që vazhdimisht kontribuojnë për Gjilanin e për Kosovën në secilën pikëpamje.
RADIOSTAR