Ja postimi i tij i plotë në Facebook:
Dje u nderova me mundësinë e fjalës përshëndetëse me rastin e hapjes së xhamisë së re në Veternik të Prishtinës në organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Me këtë rastë përgëzova të pranishmit e kryesuar nga Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava për hapjen e kësaj shtëpie të re të Zotit të Madhërishëm në kryeqytetin tonë duke e falenderuar Krijuesin e Gjithëmëshirshëm Mëshirëplotë për mundësinë që të jap kontributin tim modest në ndërtimin e këtij projekti madhor, dhe duke e lutur Allahun e Madhërishëm, që të mundësoj që kjo Xhami e mrekullueshme të shërbejë, përjetë, si burim drite e udhëzimi të drejtë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët e kryeqytetit tonë.