E konfirmon Presidenca, Osmani nesër e pret në takim Edi Ramën
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nesër pritet të vjen për një vizitë në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Rama do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Në njoftimin presidencës thuhet se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, takim ky i cili do të fillojë në orën 16:00.
Kryeministri Edi Rama, të enjten dhe premten do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.
Rama nuk pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit ka refuzuar.
I pyetur nga gazetarët për ardhjen e Ramës në Kosovë, Kurti ka thënë se kryeministrin e Shqipërisë do ta takojë vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive, për takime tjera jo.
“Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera”, tha ai.Kurti ka propozuar Ramës që të mbajnë mbledhjen e dy qeverive që sipas Kurtit “u anulua pa arsye”.Kreu i Qeverisë e ka ftuar Ramën se gjatë kësaj vizite ta zhvillojnë edhe mbledhjen e dy qeverive shqiptare.
Indeksonline