Kosova sot po shënon Ditën e Kushtetutës, shkruan Reporteri.net.
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi të bërë në Facebook, sipas tyre, kanë renditur shtatë shkelje të Kushtetutës nga ana e pushtetit.
“Në vend të urimit, në ditën e Kushtetutës kujtojmë 7 shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria”, thuhet ndër të tjera në reagimin e LDK-së.
Kjo parti thotë se, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkelur Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë ndërhyrje në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në Arsim.
Tutje për Ministrin Xhelal Sveçla nga kjo parti thonë se ka shkelur Ligjin për zyrtarë publik dhe atë për Paga, derisa Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Kuvendi i Kosovës për Shkarkimin e 8 anëtarëve të Bordit të RTK-së si dhe shkarkimi i 5 anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
REPORTERI.NET