DËGJIM PUBLIK ME SUBJEKTE AFARISTE TË KOMUNËS SË GJILANIT
Ju njoftojmë se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka draftuar Rregulloren për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit!
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e fton komunitetin e biznesit të merrni pjesë në Dëgjimin Publik për ndryshimin – plotësimin e Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit!
“Në jetën tuaj afariste për çdo ditë merren vendime afariste, si dhe zgjidheni rrugët nëpër të cilat duhet të ec biznesi juaj – bëhu pjesë aktive e këtij debati”
Të gjitha komentet dhe propozimet tuaja lidhurë me ndryshimin/plotësimin e Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit mundë t’i dorëzoni edhe përmes postës elektronike: dzhegjilan@gmail.com dhe kgj.zhekonomik@gmail.com
Ju mirëpresim!
Dëgjimi Publik
Ndryshimi/plotësimi i Rregullores për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës të Subjekteve Afariste në Territorin e Komunës së Gjilanit!
Datë : 14.03.2024
Vendi : Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan
Ora : 10:30