Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar situatën rreth dinarit serb.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “pajtohet që dinari të jetë pjesë e dialogut në Bruksel”.
Por ai thotë se kjo mund të bëhet pasi Bashkimi Evropian ta bind presidentin serb Aleksandër Vuçiq që ta adaptojë euron si valutë në Serbi.
“Pajtohem që dinari të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, ku BE e fillon nje dialog dhe provon me bind Vuciqin që ta adaptoj euron si valute në vendin e tij”, ka thënë Basha.
REPORTERI.NET