Ja postimi i plot i Gresa Avdiut, Asambleiste nga LDK:
Kështu pra, miq të dashur, është shtruar trotuari në fshatin tim, fshatin Përlepnicë.
Hap pas hapi shtyllat elektrike; punë “shkel e shko”.
Siç duket, ky do të mbetet investimi i vetëm dhe më i madh i të parit të ekzekutivit në fshatin Përlepnicë.
E kam kundërshtuar ndërtimin e këtij trotuari në këtë kohë para dy vitesh në dëgjim buxhetor, e kam kundërshtuar në seancat e Kuvendit Komunal kur diskutohej për buxhetin, kam qenë kundër që të rregullohej trotuari para rregullimit të shtratit të lumit, por vazhduan vetë, pa pyetur askënd, dhe ky është rezultati. Përlepnica ka pasur kërkesa të tjera më urgjente sesa ky trotuar, që në vend se ta lehtësoj qarkullimin e qytetarëve, po del se do ta vështirësoj.
Le të marrin mësim nga ky dështim, se për projekte dhe punë në një fshat apo lagje duhet të bëhen konsultimet me Këshillin Lokal, e jo me përfaqësuesit e partisë në pushtet që nuk kanë guxim ta kundërshtojnë prijësin e tyre.
Nëse e shihni nga droni këtë projekt, nuk dihet se a është shtruar trotuar apo janë përforcuar shtyllat elektrike nga KEDS.
Kushdo nga fshati që ka pranuar projektin si të tillë, ka bërë gabim të madh.