Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube
    GJILANI PRESS
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    Subscribe
    GJILANI PRESS
    Home » Apeli vërteton pafajësinë e Ferid Aganit dhe Gani Shabanit në rastin “Stenta 1”
    Lajme

    Apeli vërteton pafajësinë e Ferid Aganit dhe Gani Shabanit në rastin “Stenta 1”

    adminBy adminJune 23, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin lirues ndaj Ferid Aganit dhe Gani Shabanit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për rastin e njohur si “Stenta 1”.Aktgjykimi i Apelit është marrë më 12 qershor 2023, ku thuhet se është refuzuar si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

     

    Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se aktgjykimi i gjykatës së shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e të cilave u referohet në ankesë prokurori, ngase dispozitivi i aktgjykimit është i kuptueshëm, në të nuk ka kundërthënie me vetveten e as me arsyet e tij, është i qartë dhe konkret.

     

    Gjithashtu Apeli ka vlerësuar se pretendimet e prokurorit se aktgjykimi i ankimuar nuk përmban arsye mbi faktet vendimtare lidhur me veprën penale, janë të pa qëndrueshme ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vërtetuar se prokuroria ka dështuar të dëshmoj se cilat kanë qenë detyrat, autorizimet dhe përgjegjësit e të akuzuarit Ferid Aganit në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë dhe të akuzuarit Gani Shabanit, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.Tutje, në aktgjykim thuhet se gjykata e shkallës së parë me të drejtë ka konstatuar se prokuroria nuk ka përcaktuar e as dëshmuar para gjykatës se si apo në çfarë mënyre të akuzuarit kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, cilat dispozita apo akte ligjore nuk i kanë zbatuar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.Sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës se parë ka bërë analizën e të gjitha provave të proceduara gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe lidhur me to ka paraqitur konkludimet e veta, të cilat si të drejta objektive, dhe të ligjshme, i aprovon edhe gjykata e shkallës së dytë.

    MESAZHI.COM

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticleFutbollisti nga Gjilani, Mirlind Daku, pajiset me pasaporten e Shqiperise
    Next Article Pirja e duhanit shkakton tkurrje të trurit dhe humbje të memories, sipas ekspertëve
    admin
    • Website

    Related Posts

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023

    Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi

    December 8, 2023

    ​Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

    December 7, 2023

    Policia e Kosovës, me performancë më të mirë në rajon

    December 7, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    TË FUNDIT
    Bota

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    By adminDecember 8, 20230

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten vendosën veton ndaj një rezolute të OKB-së që…

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023

    Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi

    December 8, 2023
    NA NDIQNI
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Rreth nesh

    Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.

    TE FUNDIT

    SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

    December 8, 2023

    Gjigandi “ALBI MALL” edhe në qytetin e Gjilanit

    December 8, 2023

    Takimi për draftin e Asociacionit, Haziri: Pse Osmani s’po e fton edhe VV-në t’ia marrë qëndrimin

    December 8, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.