Kështu ka njoftuar Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirqenie sociale, Doruntina Hasani
Ja postimi i plotë i Drejtoreshës Hasani:
🏨 Ambulanta në Pogragjë nuk do të ketë më vështirësi të furnizimit me ujë ✔
➡️ Falë bashkëpunimit me organizatën Islamic Relief, përmes koordinatorit në Gjilan Dardan Veseli, u mundësua të na dhurohet donacion rezervuari 1000l për qendrën e mjekësisë familjare në fshatin Pogragjë – qendër kjo e cila në vazhdimësi është ballafaquar me pengesa të furnizimit të rregullt me ujë.
➡️ Përmes Drejtorisë për Shërbime Publike, së shpejti do të implementohet projekti për rregullimin e ujësjellësit të fshatit, nga i cili do të përfitoj edhe ambulanta. Deri atëherë, përmes donatorit, kemi bërë zgjidhje të qëndrueshme për pacientët dhe stafin mjekësor.
➡️ Në qeverinë tonë, sfidat trajtohen me prioritet.
Të tjerët flasin, ne punojmë! 😉