Heroi i Kosovës, Rrahim Beqiri-Roki, mësimet e para për atdhedashuri i kishte marrë nga familja e tij patriotike në fshatin Kopërrnicë të Komunës së Kamenicës. Ai ishte betuar se gjerë në flijimin e tij, në asnjë moment deri sa të ketë jetë për
të jetuar do të lufton ndaj okupatorit serb dhe ndaj sllavizmit të cilët me shekuj e kanë shtypur popullin shqiptarë.
Rrahim Beqiri e donte atdheun e popullin e tij, dhe pikërisht për ta pasuruar Gjuhën Shqipe dhe për ti mësuar Rilindasit e këtij populli, ai studioi Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë.
Gjatë demostratave historike të vitit 1981, Rrahim Beqiri-Roki ishte në ballë të këtyre demostratave duke u betuar se asnjiherë nuk do të ndalet drejt lirisë së popullit të tij.
Gjatë këtyre viteve, Rrahimi burgoset e rrahet mizorisht nga forcat shoveniste policore, por në asnjë moment ideali i tij, jo që zbrapsej por edhe më shumë forcohej e kalitej.
Gjatë viteve të 90, ‘Roki’ kërkohej për ҫdo ditë nga forcat policore serbe, duke e detyruar të migron në shtetin e Gjermanisë. Por, ai menjëherë aktivizohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës – lëvizje kjo që përgaditej për luftën në Kosovë duke dhënë një kontribut tejet të madh.
Rrahimi me fillimin e luftës ë UҪK-së në Kosovë menjëherë nga Gjermania sistemohet në rradhët e UҪK-së në Zonën e Kardakut.
Luftra të rrepta Rrahim Beqiri-Roki, kishte zhvilluar në Zonën e Marecit i cili ishte një “ujk” për forcat serbe, ku kthehet fitimtarë në vitin 1999 në qytetin e Gjilanit me bashkëluftetarët e tij.
“Roki” nuk ndalej në asnjë moment për ta luftuar sllavizmin i cili kishte djegur e vrarë në luftën e Kosovës. Ai bie në konflikt me KFOR-in Rusë – të cilët në emër të paqeruajtësve kishin vrarë e djegur bashkarisht me forcat serbe të cilët ishin larguar nga Republika Serbe e Bosnjës e ishin vendosur në Kosovë, nga ky konflikt Rrahimi burgoset e malltretohet fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, por ai edhe këtë padrejtësi e përballon me dinjitetin më të lartë patriotik.
Me kapitullimin e serbëve në Kosovë dhe largimin e forcave policore-ushtarake nën mbikqyrjen e NATO-së, represioni tek shqiptarët në Serbi në Kosovën Lindore rritet me të madhe, duke i dëbuar nga trojet e veta duke vrarë 15 civilë liridashës.
Rahimi nuk ndejti në asnjë moment duarkryq. Ai, mori armën e tij duke ju bashkuar Ushtrisë Ҫlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, duke
zhvilluar aktivitetin e tij luftarak në Zonën e Qarrit.
Heroi i Popullit, Rrahim Beqiri-Roki, pas marrveshjës së Konqulit në vitin 2001 për demobilizimin e UCK-së, për ti dorzuar armët, ai me shumë shokë të tij nuk i dorëzon pasi ishte betuar se vetëm vdekjës së tij do t’ja dorzon armën e tij.
Trimi me sy shqiponje, Rrahimi, kyqet edhe në luftën e tretë të tij, në Ushtrinë Ҫlirimtare Kombëtare, fillimisht duke thyer kufirin në Tanushë në Maqedoninë e Veriut e për tu inkuadruar në zonën e Tetovës.
Duke ditur strategjinë, trimërinë dhe vizionin Rrahim Beqirit, nga shtabi i Ushtrisë Ҫlirimtare Kombëtare emërohet Komandant I Batalionit – Brigada 112 “Mujdin Aliu”.
Në këto luftra, Beqiri, tregoi trimri të rrallë dhe profesionalizëm në strategjinë e luftës.
Rrahim Beqiri – Roki, plagoset rënd nga një granatë nga forcat e armikut, dhe pas 9 ditësh nga plagët e lirisë, trimi
ditësh nga plagët e lirisë, trimi i tokave shqiptare në spitalin e Prishtinës ndërron jetë me 2 Gusht të vitit 2001.
Komandant “Roki”, u nda nga toka e Kosovës, shokët e familjarët e tij në moshën 44 vjeqare dhe i cili plot 22 vjet tërë qenien e tij i’a kushtoi popullit me sakrifica të pa numërta.
“Roki” gjatë tërë jetës së tij, shpesh thoshte – “Jeta ime i takon Kosovës dhe popullit shqiptarë, pa liri jeta ime është errësirë”.
Rrahim Beqiri varroset me nderime të larta ushtarake në Varrezat e Dëshmorëve në Kamenicë.
Pas vete komandant “Roki”, ka lënë gruan me katër fëmijë – tre djem e një vajzë.
Në atë kohë, djali i madh Liridoni kishte 18 vjeҫ, Vedati 14 e Egëzoni 12 vjeҫ, ndërsa vajza e vetme Kreshnikja kishte vetëm 9 vjeҫ.
Komandant “Roki”, pas vdekjës së tij shpallet ‘Hero i Kosovës’.
KRYELAJMI