Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    LDK zgjedh nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë dhe të Forumeve, këta janë emrat

    December 9, 2023

    Kryeminstri Kurti: Qeveritë e kaluara shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale

    December 9, 2023

    Muharrem Sahiti rizgjidhet kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit

    December 9, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube
    GJILANI PRESS
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    Subscribe
    GJILANI PRESS
    Home » Albin Kurti: Autostrada e Gjilanit po bëhet
    Lajme

    Albin Kurti: Autostrada e Gjilanit po bëhet

    adminBy adminJuly 22, 2023No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pasditen e sotme ka vizituar nga afër punimet të cilat po realizohen për ndërtimin e autostradës së Gjilanit.

    “I shoqëruar nga Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, dhe me deputetët Arijeta Rexhepi e Luan Aliu, nga ajo çfarë u pa nga tre llotet e vizituara, kryeministri Kurti ritheksoi bindshëm se Autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet”, njofton zyra e kryeministrit.

    “I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të dytë dhe llotit të tretë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave sikurse Smallusha që të ketë gjithashtu qasje”, deklaroi kryeministri Kurti.

    Ai u zotua se do t’i kushtojmë rëndësi punimeve cilësore, por gjithashtu edhe ndriçimit dhe sinjalistikës. Po ashtu falënderoi edhe ministrinë, punëtorët e pronarët e operatorëve ekonomikë të cilët po e përmbushin kontratën me punë cilësore.

    Në anën tjetër, Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë në 8 llotet dhe po bëjnë përpjekjet maksimale që punimet të përfundojnë gjatë këtij viti, sepse buxheti është ndarë për këtë dhe vizitat e shpeshta janë inkurajim për operatorët ekonomikë dhe për punëtorët që të punojnë me përkushtim, në mënyrë që kjo të përfundohet sa më shpejtë. Zëvendësministri shtoi se aktualisht janë në përgatitje e sipër të dokumentacionit të nevojshëm në mënyrë që në vitin e ardhshëm të fillojmë me vazhdimin e kësaj autostrade nga Bresalci deri te Dheu i Bardhë, për t’u afruar kështu me Korridorin 10 në një distancë prej vetëm 10 kilometra.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, falënderoi kryeministrin Kurti dhe zëvendësministrin për angazhimin e vazhdueshëm për përfundimin e autostradës së Gjilanit, projekt ky i cili siç tha kryetari, ka rëndësi të veçantë jo vetëm për Anamoravën por edhe për gjithë vendin tonë, për shkak të lidhjeve dhe korridoreve ndërkombëtare.

    Ai tha se Anamorava dhe Gjilani që ishin në harresë të qeverisjeve të kaluara në kuptim të angazhimit dhe përkushtimin ndaj qytetit, tashmë kanë marrë vëmendjen e duhur dhe projekti është në rrugë të mirë që të përfundojë brenda këtij viti.

    Në fund kryetari Hyseni u shpreh se përgatitjet dhe angazhimi i qeverisë është që ky projekt të përfundojë këtë vit, ndërkohë që nga punimet që po zhvillohen në terren, tregojnë që ky intensitet i punimeve do të jetë i pritur në fund me përfundimin total të autostradës deri në Bresalc. /2LONLINE/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticleLIVE: Gjilani si Durrësi (FOTO)
    Next Article Klima ndikon në rritjen e produktivitetit në punë! Cila është temperatura më e mirë për trupin
    admin
    • Website

    Related Posts

    LDK zgjedh nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë dhe të Forumeve, këta janë emrat

    December 9, 2023

    Kryeminstri Kurti: Qeveritë e kaluara shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale

    December 9, 2023

    Presidentja Vjosa Osmani takohet me Erdoganin: Të përkushtuar ta forcojmë bashkëpunimin

    December 9, 2023

    Moti për ditën e sotme

    December 9, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    TË FUNDIT
    Lajme

    LDK zgjedh nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë dhe të Forumeve, këta janë emrat

    By adminDecember 9, 20230

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot Këshillin e Përgjithshëm, ndërkaq janë zgjedhur nënkryetarët, anëtarët…

    Kryeminstri Kurti: Qeveritë e kaluara shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale

    December 9, 2023

    Muharrem Sahiti rizgjidhet kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit

    December 9, 2023

    Lëngu i boronicës nxit trurin te të moshuarit

    December 9, 2023
    NA NDIQNI
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Rreth nesh

    Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.

    TE FUNDIT

    LDK zgjedh nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë dhe të Forumeve, këta janë emrat

    December 9, 2023

    Kryeminstri Kurti: Qeveritë e kaluara shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale

    December 9, 2023

    Muharrem Sahiti rizgjidhet kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit

    December 9, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.