Afaristi Ibrahim Krivaqa jep ide për Stadiumin e Qytetit në Gjilan
Stadiumi i qytetit në Gjilan filloi si projekt në vitin 2017, por stadiumi që atëherë ky projekt ka mbetur ende i pa përfunduar. Ndersa, dje ministri i tanishëm i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njoftoi se kanë ndarë 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit.
Në lidhje më këtë projekt, afaristi i njohur gjilanas, Ibrahim Krivaqa ka dhënë një ide rreth stadiumit.
Ndër të tjera, Krivaqa ka thënë.
“Stadiumi i qytetit në Gjilan po ndërtohet me një arkitekturë të vjetër, Për këtë arsye, kam dy kërkesa e per te cila kerkoj mbështetje nga tifozët e sportit në qytet, dy grupet e tifozve, por edhe nga tifozët e tjerë në tërë Kosovën dhe në Lugina.
1. Tribunat duhet të jenë më afër fushës: Një karakteristikë që po ndihmon në tërheqjen e tifozëve dhe në përmirësimin e atmosferës së stadiumeve moderne është vendosja e tribunave më pranë fushës. Kjo nxit emocionet e tifozëve dhe krijon një atmosferë të veçantë që po i mungon stadiumeve me arkitekturë të vjetër. Projekti I Prezentuar nga Kryetari I Gjilanit Tribunat I ka shume lartë dhe larg fushes. Mjafton te intervenohet ne proojekt me nje ose dy rradhe te ulsve dhe tribunat afrohen me afer fushes rritet kapaciteti dhe I jep epitetin e stadiunit modern.
2. Bashkimi i tribunave perëndimore me verioren: Është e rëndësishme që tribunat në stadium të mos jenë të ndara me hapsira të panevojshme . Ky aspekt mund të ndikojë në mënyrë negative në atmosferën e stadiumit dhe të ndërhyjë në eksperiencën e tifozëve. Një dizajn i integruar I tribunave ndikone shum ne pamje dhe atmosfer te stadiumit. Projekti I prezentuar e ka nje ndarje të tribunave”.
Kryelajmi.com