AAK formon Shtabet Rajonale, Nazim Gagica emërohet koordinator për Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Artanë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e sotme të kryesisë në nivel qendror, në kuadër të organizimit të brendshëm, ka formuar Shtabet Rajonale.
Koordinator i Shtabit Rajonal për Gjilanin, Kamenicën, Vitinë e Artanën, është emëruar kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica.
Kështu ka bërë të ditur vetë Gagica përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
”Me propozim të kryetarit Haradinaj dhe aprovim të kryesisë në mbledhjen që mbajtëm sot, jam emëruar Koordinator i Shabit Rajonal të AAK-së për Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Artanë”, ka shkruar Gagica.
Postimi i plotë:
Me propozim të kryetarit Haradinaj dhe aprovim të kryesisë në mbledhjen që mbajtëm sot, jam emëruar Koordinator i Shabit Rajonal të AAK-së për Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Artanë.
Me kryetarët e këtyre degëve, do të angazhohemi maksimalisht që ta fuqizojmë Aleancën dhe të identifikojmë me saktësi problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët në këtë pjesë. Aleanca gjithmonë ka qenë në krye të detyrës, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
Kësisoj jemi sot, do të jemi edhe më fuqishëm tani e tutje.
Faleminderit pafundësisht kryetarit Haradinaj për besimin si dhe kryesisë e veçmas degëve përkatëse të udhëhequra nga Faton Jakupi, Labinot Bislimi.
Dalshim faqebardhë!