Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Epokë e re për klubin KV DRITA (M)

    December 7, 2023

    Agim Ademi denoncohet në Prokurori nga ATK

    December 7, 2023

    ​Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

    December 7, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube
    GJILANI PRESS
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    Subscribe
    GJILANI PRESS
    Home
    Lajme

    adminBy adminAugust 30, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp VKontakte Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    A vazhdon ta mbështesë bashkimin Kosovë-Shqipëri? Albin Kurti intervistë për mediat greke

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pyetur nga media greke “To Vima” për bashkimin e Kosovës me Shqiperinë një ide që Kurti e artikuloi fort gjatë kohës kur ishte në opozitë. Në përgjigjen e tij Kurti akuzoi Serbinë se po e fryn këtë tezë për të mbrojtur idenë e Beogradit për bashkim të serbëve në një shtet.

    “Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021 duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, për sa i përket bashkimit, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Sërpska të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe”, tha Kurti.

    Kryeministri nuk i shpëtoi insistimit të gazetares e cila e vazhdoi në mënyrëë më të drejtpërdrejtë pyetjen: “A doni apo nuk dëshironi që Kosova të bashkohet me Shqipërinë?”

    “Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon dhe ne jemi të fokusuar që të mbrojmë vendin tonë, integritetin territorial dhe sovranitetin e tij, por e përsëris se kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe, edhe pse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”, tha në pergjigjen e tij kryeministri i Kosovës.

    Më tej, kreu i ekzekutivit kosovar u pyet edhe për vizitën e tij në Tetovë ku u shpalos flamuri “Autochthonous” nga turma.

    “Më ftuan dy kryetarë komunash, nga Shkupi dhe Tetova. Në dy fjalimet e mia në këto dy qytete nuk ka asgjë që mund të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë e Veriut. Në fjalimin tim në sheshin e Tetovës, ku ishin mbledhur mijëra qytetarë, falënderova Maqedoninë e Veriut për njohjen e Kosovës. Një nga mijëra të mbledhur kishte një flamur me një hartë që tregonte se në cilat zona janë autoktonë shqiptarët në Ballkan. Vizita ime dhe dy fjalimet nuk mund të karakterizohen me flamur”, tha ai.

    indeksonline.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email
    Previous ArticleSC GJILANI: 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐮 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐫ë𝐭 𝐞 𝐫𝐢𝐧𝐣 𝐭𝐚𝐤𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭ë𝐭
    Next Article A vazhdon ta mbështesë bashkimin Kosovë-Shqipëri? Kryeministri Kurti intervistë për mediat greke
    admin
    • Website

    Related Posts

    ​Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

    December 7, 2023

    Policia e Kosovës, me performancë më të mirë në rajon

    December 7, 2023

    Aksident me fatalitet në Viti

    December 7, 2023

    Moti për ditën e Enjte (07.12.2023.)

    December 6, 2023

    Leave A Reply Cancel Reply

    TË FUNDIT
    Sport

    Epokë e re për klubin KV DRITA (M)

    By adminDecember 7, 20230

    Epokë e re për klubin KV DRITA 🔵⚪️ Sot në ceremoninë e organizuar nga klubi…

    Agim Ademi denoncohet në Prokurori nga ATK

    December 7, 2023

    ​Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

    December 7, 2023

    LAJMI I FUNDIT: Sadat Shahini i bashkohet stafit të trajnerit Zekirija Ramadani

    December 7, 2023
    NA NDIQNI
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Rreth nesh

    Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.

    TE FUNDIT

    Epokë e re për klubin KV DRITA (M)

    December 7, 2023

    Agim Ademi denoncohet në Prokurori nga ATK

    December 7, 2023

    ​Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

    December 7, 2023
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqiperia
    • Sport
    • Showbiz
    • Ekonomi
    • Kuriozitete
    © 2023 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.