Turqia ka rritiur pagën minimale mujore në mbi 520 euro (17.002 lira turke) për vitin 2024
Lajmin e bëri të ditur këtë të mërkurë presidenti Recep Tayyip Erdogan. Paga u rrit me 49% nga 349.30 euro (11.402 lira turke), tha Erdogan në një postim në rrjetin social X.
“Me shumën e re, ne jemi të kënaqur që kemi përmbushur edhe një herë premtimin tonë për të mos shtypur punonjësit tanë kundër inflacionit,” tha ministri turk i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Vedat Isikhan në një takim për shtyp në kryeqytetin Ankara
Indeksonline