Ja postimi i plot i FC Drita në facebook:
Ramadani: Kërkoj seriozitet maksimal
Nesër klubi ynë, FC DRITA në udhëtim do të takohet me FC Fushë Kosovën në ndeshjen e xhiros së 23-të.
Kryetrajneri, Zekirija Ramadani tha se na pret ndeshje e vështirë edhe pse jemi dy skuadra me objektiva të ndryshme.
“Ju kam thënë edhe futbollistëve të mos na gënjejë pozita e Fushë Kosovës, pasi brenda saj ka shume kualitet, eksperiencë dhe kam respekt për futbollistët që japin shpirtin luftarak në fushë dhe këtë e kam parë te ekipi kundërshtar. Por, me qasjen tonë serioze dhe profesionale duhet të japim maksimumin dhe shpresojmë në fitore”, theksoi trajneri Ramadani.
Kurse, futbollisti Blend Baftiu tha se do të japin maksimumin si në çdo ndeshje.
“Pavarësisht që mund të jemi favorit nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë dhe pavarësisht rezultateve të FC Fushë Kosovës ajo ka ditur t’iu shfaqë probleme dhe vështirësi kundërshtarëve të saj.
Ne do të qasemi me seriozitetin maksimal, ashtu si kena punu gjatë gjithë javës si për çdo ndeshje dhe shpresoj ta vazhdojmë serinë pozitive”, ka thënë futbollisti Baftiu.
Kurse, trajneri ynë Zekirija Ramadani ka vetëm një brengë për nesër.
“Është shumë e vështirë si trajner, jo për shkak të nënvlerësimit të FC Fushë Kosovës, por për shkak të pozitës tabelare të saj. Mua më brengos qasja e futbollistëve të mi, mirëpo ju kam thënë se duhet t’i marrim ndeshjet seriozisht pa marrë parasysh se me cilin kundërshtar përballemi. Prandaj, edhe nesër ne do të japim maksimumin me seriozitetin maksimal, me diciplinë taktike, me angazhim, me luftë sportive që të arrijmë deri te objektivi ynë, tre pikëshi”, përfundoi timonieri ynë Zekirja Ramadani.
Ndeshja FC Fushë Kosova – FC DRITA zhvillohet neser, 02.03 e shtune, ora 13:00, në stadiumin “Sami Kelmendi”, Lipjan.