Besir Ramadani është shfaqur para mediave në konferencën për shtyp në prag të duelit kampional ndaj FC Malisheva, teksa ka theksuar se ai me bashkëlojtarët e tij janë të gatshëm për të shfaqur karakter dhe për të marrë pikët e plota.
Mbrojtësi i skuadrës ka vënë në plan të parë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe rëndësinë e arkëtimit të pikëve.
“Jemi të vetëdishëm për rëndësinë e kësaj ndeshje. Jemi të gatshëm të dalim në fushë, të tregojmë karakter dhe të marrim pikët e plota”, theksoi fillimisht Ramadani.
Ramadani gjithashtu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe për ta mbajtur sërish portën e paprekur.
“Mbrojtja fillon nga sulmi. Kemi pësuar shumë gola, por kemi filluar të mësohemi edhe të mos pranojmë gola, sikurse në ndeshjen e fundit. Jemi duke punuar shumë në këtë drejtim që të mos pranojmë gola”, përfundoi numri 6 i skuadrës.
Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.
SC GJILANI