Suhareka dhe Drita kanë zhvilluar një ndeshje tejet interesante në pjesëlojën e parë, e cila është mbyllur me rezultat të barabartë, shkruan kryelajmi.com
Kanë qenë vendasit që kanë ardhur në epërsi në minutën 27 nëpërmjet Mevlan Zekës, i cili shfrytëzoi një top të dëbuar nga portieri Maloku, mirëpo pak para se të përfundojë pjesëloja e parë, pasi është shërbyer nga thellësia Salifu Ibrahim, pas një veprimi shumë të mirë, mbi trupin e Betim Halimit e ka dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1:1.
Në pjesëlojën e dytë, Suhareka ishte më kërkuese dhe në dy raste me Susurin ka rrezikuar, por, gjuajtjet e këtij futbollisti ishin të plogështa. Në minutën 67 pas një harkimi nga e djathta, Albert Dabiqaj u shkëput me kokë dhe topi nga transversalja u fut në rrjetë për 1:2.
Futbollistët e Dritës ditën të ruajnë rezultatin deri në fund dhe me plotë meritë arkëtuan tri pikë. Në mesjavë Dritën e pret edhe një ndeshje me Prishtinën, që është ndeshje e mbetur.
/kryelajmi.com/.