Shkrimi i plotë i tijë në rrjetin social, Facebook:
Me shkas!
4-5 minuta janë shumë të mëdha për trurin e njeriut; pa qarkullim gjaku dëmtimet e pakthyeshme fillojnë të ndodhin, dhe pas këtij momenti, shpresa për një jetë normale shuhet përjetësisht.
Është e dhimbshme të shohësh këtë tragjedi tek të rinjtë – jetë të ndërprera, ëndrra të shuara – shpesh thjeshtë për shkak të mungesës së edukimit për Basic Life Support (BLS). Njohuritë për të kryer masazhin kardiak dhe frymëmarrjen artificiale nuk janë vetëm për profesionistët e shëndetësisë, këto janë aftësi që secili prej nesh duhet t’i ketë, sepse mund të jetë dikush i dashur për ne që ka nevojë për to. Një veprim i shpejtë dhe i saktë mund të jetë ndryshimi mes një jete të shpëtuar dhe humbjes së saj.
Thirrje për të gjithë: Ndani pak nga koha juaj për të ndjekur një kurs BLS. Ky investim është i paçmuar dhe mund të shpëtojë jetën e një të dashuri, një miku, jetën e një njeriu!
(Autori është Doktor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës)