OBSH përzgjedh Lul Rakën anëtar të Grupit Këshillues Strategjik për Rezistencën Antimikrobike
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me seli në Gjenevë, pas një konkursi të hapur ka përzgjedhur Prof.dr. Lul Raka si anëtar të Grupit Këshillues Strategjik për Rezistencën Antimikrobike (STAG-AMR) me mandat 3 vjeçar.
STAG-AMR është grupi kryesor këshillues i OBSH për rezistencën antimikrobike, i cili ka mandat të këshillojë Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së dhe Divizionin e Rezistencës Antimikrobike për politikat dhe strategjitë globale të rezistencës antimikrobike. Ky grup ka nga 4 ekspertë eminentë të fushës së rezistencës antimikrobike prej secilit kontinent.
Vitin e kaluar, Lul Raka është përzgjedhur nga British Society for Antimicrobial Chemotherapy edhe në panelin pesëanëtarësh të ekspertëve në programin e ri të akreditimit global të spitaleve për përdorimin racional të antibiotikëve. Spitalet e para që kanë marrë këtë akreditim kanë qenë nga SHBA, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Nigeria, kurse në proces e sipër janë edhe spitale nga India, Libani, Egjipti dhe Meksika
Indeksonline