Ja reagimi i asambleistit nga LVV, Arber Musliu:
Të nderuar qytetarë,
Projekti i stadiumit të qytetit nuk mund të anulohet.
Komuna e Gilanit, si njësi kërkuese, është e obliguar të pezullojë aktivitetin e prokurimit publik deri në shqyrtimin e ankesave.
Në lidhje me shpalljen e fituesit për ndërtimin e stadiumit të qytetit, afati për ankesa ishte 5 ditë. Operatorët, të cilët nuk u përzgjodhën si fitues, kanë ushtruar ankesë.
Operatorët që kanë ushtruar ankesa, janë grupe që kanë bërë ankesa edhe më parë, ku OSHP-ja mori vendim në favor të Komunës dhe procedurat vazhduan deri në përzgjedhjen e kompanisë fituese.
Ata që po tentojnë të pengojnë këtë projekt me vlerë mbi 15 milionë euro,kanë për qëllim të pengojnë realizimin e projekteve të qeverisjes sonë.
Përmes ankesave të qëllimshme, këto grupe po tentojnë të ndalojnë zhvillimin e qytetit tonë dhe të pengojnë realizimin e projekteve të rëndësishme.
Nuk është vetëm stadiumi projekti për të cilin po ushtrohen ankesa,secilin projekt që kemi filluar procedurat e tenderimit, ka pasur ankesa.
Ju mund të na vononi dhe pengoni në realizimin e projekteve, por asnjëherë nuk mundeni me na nal….