Arbër Musliu këshilltarë komunal – Gjilan
Të nderuar qytetarë,
Janë, 2.5 milionë euro që duhen të bartën nga Kuvendi Komunal për projekte të ndryshme, investimet kapitale, programe dhe subvencionime e kategori të ndryshme.
Opozita, e cila aktualisht përbën shumicën në Kuvendin Komunal, përsëri ka bojkotuar Kuvendin Komunal, duke u justifikuar me mungesën e transparencës.
Nuk është transparenca shqetësimi i opozitës, por më tepër synimi për të bllokuar bartjet buxhetore, të cilat përfshijnë projekte të ndryshme në proces.
Këto bartje përfshijnë edhe pagat e punonjësve që tashmë janë rikthyer në punë, të cilët ishin në procese Gjyqesore dhe për të cilët duhet të paguajmë 50% të pagës në vlerë prej 347 mijë euro.