Artisti Çun Lajqi, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Aleancës Ardhmërisë Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe disa zyrtarëve të Partisë Demokratike Kosovës drejtuar kryeministrit Kurti, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Postimi i plotë i artistit në facebook:
Albin Kurti
Kam dashtë me ta marrë inati, madje as me t’thanë tungatjeta, madje-madje, as mos me ta dhanë votën, por këto gëzimet e AAK-së dhe të PDK-së për damtimin e Kanalit të Iber Lepencit, me ujin e të cilit ftofen turbinat e Termocentralit, me këto “Fiu fiu, frynë veriu”…të deputetës që paguhet nga Qeveria të cilën ajo e urrenë më shumë se ate të Serbisë, dhe me gazetat e Beogradit që i citojnë fjalët e Ramushit, (si t’shte korespodent i tyre), vëllaut të dy dëshmorëve, se bandat e mbetura të Radojçiqit, s’kan t’bajnë me keto minime teroriste, por,( e citoj); – “me politikën e gabuar të Qeverisë”, dhe thërret; – “mjaftë ma me filma”!
– Hej, filma i quen 15 kilogramet e tritolit në Kanalin e ujit (jetës), dhe brengat e Kryeministrit për tokën vitale të Kosovës, i duken lojna, filma fëmijësh!
– Të mjerë mbetshit përgjithmonë, ju që s’e kuptoni se shqiptarët e lig, inatçorë, për pushtet përdorin rrenën, shpifjen dhe për interesin përsonal, bahen bashkpuntorë e spiuj të anmikut serb!
Tani nga unë e ke votën deri sa të vdes, o Albin Kurti dhe i lus shqiptarët, të gjithë ata që mendojnë me kokën e vet, jo me shpifjet e “fiu-fiut” të PDK-së dhe të “Filmave” të AAK-së!
– Gëzimet e tyne për krimet serbe n’Verin tonë, u rikthefshin në votat për Albin Kurtin!
Tani lexoni se çka thanë të tjerët dhe çka tha Ramushi!
Çun Lajqi