Albi Mall Superliga e Kosovës në Futboll do të vijojë sot me kryendeshjen e xhiros së dytë të edicionit të ri, ku do të kemi ballafaqimin, Gjilani – Ballkani.
Gjilani që barazoi javën e parë me Llapin, tani në terren të vet synon fitore dhe tri pikë, por se edhe Ballkani, që fitoi në javën e parë, synim ka sërish fitoren, andaj kjo e bënë që sot të kemi një ballafaqim vërtetë interesant.
Përndryshe Gjilani ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit dhe se e gjithë skuadra i është përgjigjur Ardian Nuhiu, përveçse Oltion Bilallit, i cili ka një shqetësim muskular dhe Aridon Bllacës që po vazhdon të stërvitet i distancuar nga pjesa tjetër e ekipit duke u marrë kështu me procesin e rikuperimit.
Në listën e të ftuarve janë futbollistët e tjerë, të cilët priten të jenë të gatshëm për sfidën e sotme.
Gjilani dhe Ballkani ndeshen sot, (e hënë) në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 17:00.
/2LONLINE/