Shabani: Për gjysmë viti u regjistruan 285 biznese në Gjilan
Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti në Komunën e Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Regjistrimin e Bizneseve, u regjistruan 285 biznese të reja, ku janë punësuar 569 punëtorë.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, tregon se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i të punësuarëve ka shënuar rritje.
“Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti janë regjistruar 285 biznese, ku janë punësuar 569 punëtorë, kurse në periudhën paraprake të vitit 2023 ishin të punësuar 507 sosh”, tha Enver Shabani.
Më tej ai tregoi se sa i përket numrit të bizneseve, prijnë ato shërbyese që janê 143, tregtare 80, prodhuese ishin 39 dhe 23 ishin ndërtimore.
Sipas drejtorit Shabani, bizneset e regjistruara me pronarë femra në periudhën janar-qershor të këtij viti janë 70, ndërsa me pronarë meshkuj janë 215.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, tha se duke u bazuar në statistikat, shihet se ka një trend pozitiv të zhvillmit ekonomik lokal.