Mes shumë të pranishmëve, ish-luftëtarë të UÇK-së, familjarë e dashamirë të librit, u mbajt promovimi i monografisë “Agimi i lirisë”, të autorit Ibrahim Kadriu.
Duke diskutuar për tri vëllimet “Agimi i lirisë”, autori Kadriu, që mjeshtërisht nxori të përmbledhur e të dokumentuar historinë jetësore të heroit Agim Ramadani, pohoi se veprat janë pohim i idealit të Agim Ramadanit.
Panelistët: Bahri Gashi, ekspert i sigurisë, Xhevat Syla, shkrimtar, Gani Gjukaj, bashkëluftëtar dhe Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Agim Ramadanit, folën për veprën e heroit Ramadani, ëndrrën e tij për çlirimin e Kosovës, por dhe dëshirën e madhe të tij për të shkruar. Pjesë nga dorëshkrimet e tij – letrat shkruar bashkëshortes së tij Shukrijes, janë edhe pjesë e tri vëllimeve “Agimi i lirisë”. Disa prej tyre u lexuan edhe gjatë promovimit.
Në këtë ditë të fundit të nëntorit, mes shumë festave, takime të tilla si ky i sotmi, ku lartësohet jeta dhe vepra e luftëtarëve e heronjëve tanë, na sjellin dhe një herë në kujtesën tonë se sa e vlefshme dhe e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot.
- Dukagjini Publishing House.