Është pensionuar nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Nënkolonel Azizi i ka takuar gjeneratës së katërmbëdhjetë të Policisë së Kosovës, duke shërbyer me nder, përkushtim dhe profesionalizëm për 23 vite në Policinë e Kosovës.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi, ndër tjera ka thënë se “nënkolonel Azizi ka udhëhequr me ndërgjegjshmëri e guxim nëpër sfidat më të vështira, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim ndaj detyrës”.
Me rastin e pensionimit, ai i ka shprehur falënderim për angazhimin e palodhur nënkolonelit Azizi në ruajtjen e rendit dhe shërbimin ndaj qytetarit.
“Sot, ne e përshëndesim me admirim dhe dëshirojmë për të një pensionim me shëndet të plotë”, ka thënë kolonel Rukiqi.
Në ceremoni kanë marrë pjesë dha kanë folur edhe përfaqësues nga Gjykata Themelore, Komuna e Gjilanit dhe OSBE, me të cilat Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bashkëpunim të shkëlqyer.
Në shenjë falënderimi nënkolonelit Azizi i është ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë dhe besnikërinë e treguar gjatë gjithë karrierës së tij policore.