Shkruan: Nehat RAMADANI
FALEMINDERIT EDUKATORE!
ME NJË CEREMONI FESTIVE U PËRCOLL NË PENSION EDUKATORJA E PARË E SHFMU. “DËSHMORÊT E KOMBIT-Znj.Zyrafete Elezi-Dalipi
Pas gati dyzet vitesh punë misionare në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve parafillor, pikërisht nga shkurti i vitit 1984, kur u hap paralelja e parë dhe e vetme parafillore në këtë shkollë, edukatorja Zyrafete R. Elezi, sot kremtoi datëlindjen e 65 dhe pensionimin.
Edukatorja Zyrafete Elezi punën e saj të edukatores e filloi në kushte shumë të rënda fizike, për shkak të mungesës së lokalit për zhvillimin e aktiviteteve të fëmijëve, ndonëse me një numër relativisht të madh fëmijësh, sepse ishte e vetmja.
Ndryshe, edukatorja Zyrafete kishte një karakter të fortë, vullnet të çeliktë dhe ishte e pakompromise në punën me fëmijë dhe sensibilizimin e familjeve të cilat në fillim ngurronin t’i dërgonin fëmijët në paralelen parafillore.
Edukatorja Zyrafete Elezi-Dalipi ishte shoqe e mirë, kolege e shkëlqyeshme për bashkëpunim, e kuptueshme për situata të ndryshme dhe shumë punëtore dhe kreative me ato mjete mësimore të pakta që posedonte shkolla,u shpreh Drejtori i SHFMU.”Dëshmorët e Kombit”,Z.Ejup Ejup Bllaca.
Në fund, edhe gjithë kolegët tjerë që ishin të pranishëm në këtë ceremoni, shprehën fjalë miradie për edukatoren, madje edhe duke i tradhëtuar ndonjë pikë loti malli, që prej tash nuk do ta kenë edukatoren çdo ditë në shkollën e tyre, duke i uruar shëndet, lumturi, e jetë të rehatshme pranë familjes.