Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë ditës mund të ketë reshje të izoluara, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet intensfikim i tyre me karakter lokal, të cilat rreth mesnatës parashihet të marrin shtrirje në shkallë vendi.
Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në regjionin e Prishtinës, kryesisht në orët e mbrëmjes, me shpejtësi prej 15-64 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 12°C. /MeteoKosova/