Nga: Zaim Zymeri – / Drejtori i Shkollës “Mulla Idris Gjilani’
Sot, më datë, 14.11.2024, nxënësit e shkollës sonë, bashkë me drejtorin e shkollës, Zaim Zymeri dhe një pjesë të stafit, vizituan Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Përveç karakterit edukativ dhe arsimor, kjo vizitë kishte edhe karakter vëllazëror. Andaj, me bindje themi se, kjo vizitë, mbartë në vete një rëndësi të veçantë, sepse përfaqëson forcën e ndërgjegjësimit dhe motivimit, për të ruajtur rrënjët e trashëgimisë së përbashkët dhe lidhjen e pandashme, me Luginën.
Për ta bërë sa më madhështore këtë vizitë, u organizuan edhe lojëra sportive midis nxënësve, si në; volejboll dhe basketboll. Me qëllim, për të kontribuar në zhvillim të një ambienti të hapur për të gjithë dhe për promovimin e sportit si një mundësi për të eliminuar dallimet e çdo lloji dhe për të inkurajuar përfshirjen sociale.
Falënderojmë shumë OJQ “Drejtoria për Inkluzion”, dhe koordinatorin e saj, z. Shkëlzen Limanin bashkë me stafin e OJQ-së, për organizimin e këtij aktiviteti, dinjitoz dhe shumë përmbajtësor, si dhe Drejtoreshën e Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” znj. Fitore Sahiti bashkë me mësimdhënësit, për pritjën, respektin dhe për hapësirën e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe mundësinë e dhënë, për t’u njohur më mirë dhe për të diskutuar për mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen.
Gjithashtu, falënderojmë dhe shprehim mirënjohje edhe për, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në kuadër të Diplomacisë Publike, për mbështetjen e këtij aktiviteti.
Të vendosur, të bëjmë më të mirën për nxënësit dhe shkollën!
Drejtori i Shkollës,
Zaim Zymeri