Një 23-vjeçare nga Gjilani raportohet si e zhdukur
39-vjeçari nga Gjilani e raporton gruan të zhdukur, Policia aktivizohet për ta gjetur 23-vjeçaren
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Kështu ndodhi edhe gjatë së djeshme në Gjilan, ku u raportua e zhdukur një 23-vjeçare.
Sinjali ka mësuar se rasti është denoncuar në Polici nga bashkëshorti i saj, i cili kishte kërkuar ndihmë për gruan që u largua nga shtëpia dhe s’kishte informacione për të.
39-vjeçari ka deklaruar se nga mbrëmja e 16 marsit, nuk dihet asgjë për fatin e gruas së tij.
Përballë kësaj situate, i njëjti vendosi që ta njoftojë Policinë.
Denoncimi i tij ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. KRYELAJMI.COM